Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë sot zyrtarisht anëtarja më e re e NATO-s.
Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Mirësevjen në NATO, Maqedoni e Veriut! Ishte një rrugë e gjatë, por të gjitha përpjekjet janë shlyer. Procesi zyrtar i pranimit tani është i plotë, dhe ne jemi të kënaqur që kemi anëtarin e 30-të të Aleancës sonë”, shkruan Stoltenberg në Twitter.
Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut është planifikuar të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, më 30 mars.