Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga mbledhja online e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në foton e publikuar nga kreu i qeverisë shihet komunikimi mes Ramës, liderit opozitar Lulzim Basha, Presidentit Ilir Meta apo dhe ministrave të Brendshëm, Drejtësisë, Infrastrukturës dhe Energjisë apo dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Liderët e politikës shqipare janë bërë bashkë por vetëm nëpërmjet kompjuterit, në një tryezë online të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.