Seancat gjyqësore shtyhen sërish për çështjet administrative, penale dhe civile.
Në aktin normativ sqarohet se shtyrja e seancave gjyqësore do të jetë deri në prill, pa një datë të caktuar.
Po ashtu nga data 10 Mars 2020 deri në një datë të pa caktuar pezullohen afatet për ngritjen e padive, paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale, me përjashtim të afateve të paraburgimit.
Ndërkohë, në raste emergjente masat e sigurisë do të bëhen me video-konferenca.