Organizatat e Shoqërisë Civile kërkesë për mbështetje financiare nga qeveria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Organizatat e Shoqërisë Civile kërkesë për mbështetje financiare nga qeveria

16:05 | 24/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri kanë bërë një kërkesë për mbështetje financiare drejtuar qeverisë shqiptare për përballimin e situatës të krijuar nga COVID -19.
Që prej vitit 1992, OSHC-të kanë konceptuar dhe zbatuar me mijëra projekte që kanë lehtësuar sfidat e Qeverive Shqiptare, lidhur sidomos me shtresat sociale me të ekzpozuara ndaj papunësisë, varfërisë, sfidave në arsim, vështirësi të aksesit në shëndetësi dhe ndaj shërbimeve të tjera siç janë ato për personat me akftësi të kufizuara, etj.
Kërkesa e plotë
Në emër të 55 Organizatave të Shoqërise Civile (OSHC), iu shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë në përballjen e krizës të krijuar nga pandemia COVID – 19, fatkeqësi e madhe kjo për vendin tonë dhe për faktin se po ndodh shumë afër tragjedisë së tërmetit të 26 Nentorit. Ne jemi të vetëdijshëm për kostot e rënda që kanë sjellë këto dy fatkeqësi dhe jemi shpresëplotë që do ta kalojmë dhe këtë situatë kritike.
Bazuar në eksperiencën e vendeve/qeverive të tjera, të cilat i kanë përfshirë organizatat jo-qeveritare në mbështetjen e tyre financiare, si dhe bazuar në faktin që në Planin Financiar të Mbështetjes për COVID-19, që qeveria prezantoi më 19 Mars 2020 nuk u përfshinë OSHC-të; duke pasur parasysh faktin se në këtë sektor janë të punësuar rreth 9.546 persona si edhe kontributin pozitiv të OSHC-ve në sfidat sociale të vendit tonë, shpresojmë shumë në marrjen në konsideratë të kërkesës tonë, për të përfshirë në plan dhe OSHC-të.
OSHC-të janë një investim afatgjatë i Qeverisë Shqiptare dhe i Donatorëve dhe kanë personel të profilizar dhe të mirë kualifikuar. Që prej vitit 1992, OSHC-të kanë konceptuar dhe zbatuar me mijëra projekte që kanë lehtësuar sfidat e Qeverive Shqiptare, lidhur sidomos me shtresat sociale me të ekzpozuara ndaj papunësisë, varfërisë, sfidave në arsim, vështirësi të aksesit në shëndetësi dhe ndaj shërbimeve të tjera siç janë ato për personat me akftësi të kufizuara, etj.
OSHC-të kudo në botë konsiderohen një investim i dobishëm në rritje. Për këtë arsye, përfshirja e tyre në planet mbështetëse anti-krizë të Qeverisë Shqiptare, do t’i shërbente një vizioni afatgjatë dhe konsiderohej një shërbim ndaj vendit.
Veç vështirësive të natyrshme, sikurse jeni në dijeni të legjislacionit fiskal të OSHC-ve, ne, për sa i përket detyrimeve tatimore trajtohemi si biznes i madh edhe pse nuk kemi fitim dhe nuk ndajmë divident.
Ne, po aq sa bizneset por ndoshta dhe më shumë se ta, kemi nevojë për mbështetje financiare si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. OSHC-të në Shqipëri nuk mbështeten financiarisht apo në formë të qëndrueshme nga qeveria dhe pushteti lokal. OSHC-të në Shqipëri e ushtrojnë aktivitetin falë projekteve përmes donatorëve.
Disa prej nesh ndihmohen prej sektorit të biznesit, mbështetje e cila ka rëne ndjeshëm apo është anulluar që prej situatës të krijuar ngatërmetit. Si rrjedhojë e situatës COVID-19, OSHC-të e kanë të pamundur të sigurojnë ekzistencën e aktivitetit të tyre në situatën e pandemisë, sepse donatorët i shtyjnë zbatimin e projekteve ose i anullojnë ato, dhe kjo sjell për pasojë pamundësi për realizimin e pagesave për pagat e punonjësve të OSHC-ve dhe kostove të tjera bazë për ushtrimin e veprimtarisë tonë institucionale.
Shumë prej nesh jemi ofrues të shërbimeve ndaj grupeve sociale më në nevojë në Shqipëri, dhe kemi të domosdoshme të vazhdojmë të paguajmë pagat dhe sigurimet e stafit, dhe kosto të tjera si qira, taksa të ndryshme siç janë taksat bashkiake, taksa të pronës (ato OSHC që kanë godina të tyre), taksa tabele, etj.
Si drejtues të këtyre organizatave, në një kohë kur dhe nuk dihet për sa ditë, javë apo muaj do të vazhdojë situata e krijuar, jemi të shqetësuar për detyrimet që duhet të shlyejmë ndaj stafit, qiradhënësve dhe shtetit shqiptar.
Rruga më efikase që ne propozojmë, është përfshirja e drejtpërdrejtë e OSHC-ve në projekte konkrete, në zonat konkrete dhe për shtresat sociale për të cilat jemi të profilizuar. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj financiare për sektorin tonë në këtë kohë krize : (i) duke na trajtuar me pagën mujore të punonjësve tanë dhe (ii) me grante për shpenzimet fikse si dhe (iii) lehtësira fiskale për institucionet tona si për të gjithë sektorët e tjerë në Shqipëri!

Duke ju falenderuar paraprakisht për kujdesin që do të tregoni për sektorin tonë, si një sektor thelbësor në pasjen e një shoqërie të hapur dhe demokratike në Shqipëri, mbetemi në pritje të vendimit tuaj të reflektuar në aktet normative të Planit Financiar të Mbështetjes për COVID-19.

 

Etiketa: COVID-19kërkesë për mbështetje financiareOrganizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri

Të Lidhura

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

nga 27
20:32 | 04/02/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier....

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

nga 27
20:20 | 04/02/2026
0

Ceremonia e Hapjes së Lojërave Olimpike të Dimrit Milano Cortina 2026 do të zhvillohet më 6 shkurt 2026, në stadiumin...

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

nga 27
20:16 | 04/02/2026
0

37-vjeçari Benard Qelemi që u godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, por transportohet me ambulancë drejt...

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

nga 27
19:40 | 04/02/2026
0

37-vjeçari Benard Qelemi që u godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, por transportohet me ambulancë drejt...

Para
Eurostat: Shqipëria më e varfëra në Europë

Varfëria nuk ka tipare njeriu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026
Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

20:16 | 04/02/2026
Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

19:40 | 04/02/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:38 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –
  • Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –
  • Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin
  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com