Burime të 27.al nga PD, zbardhin tekstin e mesazhit që ka mbërritur në telefonat e deputetëve për mbledhjen e së premtes në ora 15:00
Një lajmërim ka mbërritur në telefonat e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët lajmërohen të jenë të pranishëm në selinë e PD-së të premte në ora 15:00 pasi do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar me pjesëmarrjen e ambasadorit të SHBA-së Donald Lu dhe asaj të BE-së Romana Vllahutin. Burime nga grupi i PD-së konfirmojnë për 27.al, tekstin e mesazhit drejtuar deputetëve demokrat: “Përshendetje! Të premte, në ora 15 do të zhvillojmë mbledhejne grupit paralmentar. Do të jenë të pranishëm ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Be-së Romana Vllahutin”.
Prania e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe e asaj të BE-së Romana Vllahutin, vjen pas pjesëmarrjes së tyre në mbledhjen e sotme të Komisionit për reformën në drejtësi. Dy ambasadorët janë angazhuar maksimalisht për miratimine reformës në drejtësi. Ambasadori I SHBA-së Donald Lu përcolli sot një mesazh të fortë për politikën kur theksoi se :nuk do të tju lejojmë të dështoni me reformën në drejtësi. Prania e tyre në mblehdjen e grupit të PD-së lidhet pikërisht me këto përpjekje për të shpëtuar reformën në drejtësi nga dështimi.