Gjykata e Tiranës ka dhënë sot arrest me burg për Redjan Rrajën, shokun e Elton Çiçës i cili u vra mbrëmjen e 1 majit 2016 në Tiranë. Rraja akuzohet se ka prishur provat në vendin e ngjarjes. Autori i vrasjes vazhdon të jetë i lirë.
Sipas prokurorisë mbi 31-vjeçari Redjan Rraja nga Kruja me profesion mjek rëndon akuza e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi ai nuk ka dhënë informacione mbi ngjarjen si dhe ka tentuar të fsheh armën e viktimës.
Gjithashtu polica ende nuk ka mundur të krijojë një identitet për ekzekutorin, i cili dyshohet te jete nje vrasës me pagesë.