“Çamëve u njihen gjithë të drejtat si minoritet shqiptar në Greqi”
Gazeta “Korça“, 14 shkurt 1926
Nga Arben Llalla
“Çamëve u njihen gjithë të drejtat si minoritet shqiptar në Greqi… Në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë, përveçse grekofonë… Ortodoksët shqiptarë, nga raca, gjuha, kombësia, janë shqiptarë, zot shtëpie Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks shqiptar e quajnë grek…
Do të shpërndajmë të gjitha klubet vorio-epirote dhe organizata të tjera të tilla…
Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet ekonomike, komunikatat detare, tokësore, doganore që të lehtësojmë tregtinë…
Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie…”.
Teodoros Pangallos, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, Ministër i Mbrojtjes (1922) dhe President i Greqisë (1926).