Kisha Katolike, vendosi që të pezullojë aktivitetet dioqezane dhe aktivitetet famulltare për shkak të koronavirusit.
Përmes një dekreti, të shpallur sot, urdhërohen të gjitha Ipeshkvitë në vend që të pezullojnë të gjitha meshat, pagëzimët, kurset fetare, etj., deri më datë 3 prill.
Gjithashtu Kisha Katolike iu kërkon famulltarëve që të regjistrojnë ligjeratat e tyre dhe t’ua mundësojnë besimtarëve online, ndërsa rrëfimet të bëhen duke ruajtur largësinë.
Kujtojmë se edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë urdhëroi të njëjtën gjë duke i këshilluar gjithashtu besimtarët që faljet t’i bëjnë në shtëpi.