Sakrifica e Adem Jasharit! Nga pazaret antishqiptare me Serbinë te disa shqipfolësve me kollare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sakrifica e Adem Jasharit! Nga pazaret antishqiptare me Serbinë te disa shqipfolësve me kollare

14:04 | 06/03/2020
në Kryesore
0

Nga Aleksandër Biberaj

SAKRIFICA SUBLIME E ADEM JASHARIT DHE 55 ANETARËVE TË FAMILJES JASHARAJ THËRRET SOT PËR MBROJTJEN E INTEGRITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË KOSOVËS NGA PAZARET ANTISHQIPTARE ME SERBINË TE DISA SHQIPFOLËSVE ME KOLLARE!

22 vite më parë, në Prekaz u shënua një ndër ngjarjet më tragjike të luftës dhe barbarisë serbe në Kosove, ku Adem dhe Hamez Jashari, të vetëdijshëm për fatin tragjik që po e priste familjen Jashari të rrethuar nga serbët, nuk pranuan që të dorëzojnë gratë dhe fëmijët, por rezistaun si një familje e tërë në një luftë të pabarabartë me paramilitarët dhe policinë serbe, të cilët ishin tejet të armatosur edhe me mjete motorike dhe artileri të rëndë. Rezistenca heroike e Jasharajve e datave 5, 6 dhe 7 mars 1998, fatkeqësisht përfundoi pothuajse me shuarjen e familjes Jasharaj, e cila shënonte 55 viktima, duke humbur tre breza, të moshuarit, gratë dhe burrat, të rinjte dhe të rejat si dhe fëmijët. Edhe sot e kësaj dite në Prekaz, në kullën e Jasharve të kthyer tashmë në vend pelegrinazhi për patriotizmin dhe rezistencës shqiptare ndaj serbeve, duken pasojat e barbarisë serbe ndaj familjes Jashari, e cila u sakrifikuar në emër të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për çlirimin nga okupacioni 100 vjeçar serb.

Read more

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Këto ditë të fillim pranverës duhet të shërbejnë si një reflektim për çdo shqiptar kudo që të jetë, për të kujtuar dhe për t’u përulur me respekt dhe mirënjohje për jetët e familjes Jashari si dhe për të gjithë të rënët në luftën për çlirimin e Kosovës, dhe për të bërë një lutje për shpirtat e tyre që qëndrojnë në altarin e pavarësisë së Kosovës. Këto dite le te sherbejne edhe si nje betim solemn per te gjithe shqiptaret kudo qe jane per te mos lejuar cenimin e teresise dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe shkëputjen as edhe të një pëllëmbe toke Kosovë, për të mos lejuar më pazare antishqiptare me Serbinë siç po përpiqen prej mëse një viti disa shqipfolës me teorite e “shkëmbimit të territoreve” apo “minishengenit” me Serbinë.

Edhe në marsin e vitit 1998 kishte tradhëtarë shqipfolës që spihunuan dhe ndihmuan serbët në masakrën ndaj Jasharajve, edhe sot fatkeqësisht ka të tillë, atëhere ata ishin tradhëtarë lufte me kamuflazh që nuk dilnin hapur, por Adem Jashari i dinte dhe i njihte shumë mirë, kurse sot janë tradhëtarë paqeje me kollare që i dimë dhe i njohim shumë mirë, pasi nuk fshihen dot pas traktateve , marrëveshjeve, minishengenit apo bashkim-vëllazërimit me serbët. Atëherë serbët vinin me uniforma lufte dhe me tanke, kurse sot vijnë civile me kollare në emër të “paqes”, të marrëveshjes Kosovë-Serbi me harta të Cubrilloviqeve dhe Qosiceve. Atëherë serbët kërkonin të mbanin gjithë Kosovën nëpërmjet luftës, me terror dhe masakra, ndërsa sot pavarësisht se ka 22 vjet që kanë humbur luftën, kërkojnë të marrin me “paqe model Kale Troje” pjesën më të pasur të Kosovës, atëherë ishin me lekurën e ujkut ndërsa sot kanë veshur lëkurën e qingjit, atëherë trupat ushtarake drejtoheshin nga Milosheviçi ndërsa sot trupat civile drejtohen nga nxënësi i zellshëm i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiçi, i cili në vitin 1995 deklaronte se “për çdo serb të vrarë do të vrasim 100 myslimanë”.

Le të shërbej gjaku i familjes Jashari për të mbajtur gjallë si atëherë ndjenjën dhe shpirtin e partiotizmit dhe për të mos lejuar më disa shqipfolës për të bërë pazare në kurriz të gjakut të shqiptarëve, për interesat apo hallet e tyre personale, për përfitime politike apo ekonomike, apo për çmenduritë e tyre megallomane dhe “globale”. Por këto pazare antishqiptare do të dështojnë, dhe asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk do të tregtohet, dhe për këtë garancia me e madhe janë Jasharajt që mbetën gjallë nga masakra e marsit 1998, nipërit e tyre që u rritën, aty janë në Kosovë përsëri Ramushi, Fatmiri si dhe të gjithë ish-luftëtarët e UCK-së, aty janë të gjithë shqiptarët patriotë të Kosovës, aty është Albini dhe gjenerata e tij, brezi i dytë tashmë që lindi dhe u rrit në luftë dhe sot po drejton Kosovën, aty janë me shpirt, mendje dhe zemër të gjithë shqiptarët kudo që janë, në mbrojtje të Kosovës!

Etiketa: Adem dhe Hamez Jashariish-luftëtarët e UCK-sëSerbi

Të Lidhura

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

nga 27
11:31 | 04/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe socialistët që të mos organizojnë atë që ai...

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

nga 27
11:13 | 04/06/2026
0

Deputeti i Lëvizjës Bashkë, Redi Muçi ka ironizuar nga Kuvendi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha në lidhje me...

O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

nga 27
10:49 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qytetar...

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

nga 27
10:04 | 04/06/2026
0

44-vjeçari i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri. Ngjarja ka...

Para
Pushohen nga puna, 8 punonjës të pastrimit në Kuçovë hipin në Kullën e Milvës dhe kërcënojnë se do hidhen

Pushohen nga puna, 8 punonjës të pastrimit në Kuçovë hipin në Kullën e Milvës dhe kërcënojnë se do hidhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

11:31 | 04/06/2026
Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

11:13 | 04/06/2026
O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

10:49 | 04/06/2026
Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026
Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –
  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –
  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –
  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com