Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në kuadër të nismës ”Po të dëgjoj” ku është ndalur tek një familje me vështirësi ekonomike sa disa prej fëmijëve nuk vazhdojnë as shkollën.
Kryefamiljari Agimi iu shpreh Bashës se vetë ishte invalid dhe familja mbahej vetëm me 18 mijë lekë të kempit teksa edhe dy djemtë e mëdhenj punonin ndonjë punë.
Basha tha se plani i opozitës është gati për zbatim në qeverise ku kjo situatë do të marrë fund dhe asnjë bir dhe bijë shqiptari nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.
LULZIM BASHA NË FAMILJEN ME 10 ANËTARË TË AGIMIT
Lulzim Basha: Mirë se ju gjej
Agimi: Mirë se vini
Lulzim Basha: Agim si je?
Agimi: I fortë.
Lulzim Basha: Sa fëmijë ke?
Agimi: 8
Lulzim Basha: Tetë, t’i kesh me jetë t’i kesh. Familje e madhe.
Agimi: Patjetër, kam 4 çuna, 4 goca
Lulzim Basha: Po me dimrin si ja ke kaluar? Me çfarë ngoheni?
Agimi: Ku ma kanë lënë këtë
Lulzim Basha: Aq? Vetëm me atë?
Agimi: Po veç me këtë
Lulzim Basha: 11 veta këtu flini?
Agimi: Po, shihe, shihe mirë
Lulzim Basha: Po këto janë kushte vërtet të pabesushme dhe më vjen 2 herë keq. Dhe familjet me më shumë anëtarë duhet të kenë më shumë mbështetje
Agimi: Janë mbushur listat nëpër dyqane plot dhe nuk di, vetëm të kap kokën me grushta e të shkoj të mbytem. Shteti nuk më ndihmon askund, kam rënë në pikë të hallit
Lulzim Basha: Po nusja?
Agimi: Dy herë jam operuar. Nusja edhe ajo pa punë. Shkoj tek kryetari me u anku, kryetari thotë popo. Për mashtrues nuk ka nevojë. Atë që ke për të ma thënë thuaje tamam si burrat.
Lulzim Basha: Si e ke emrin të lutem?
Vajza e Agimit: Antigona
Lulzim Basha: Antigona. E paske shumë të bukur. Ça pengese ke që nuk shkon në shkollë
Antigona: Nga hallet
Lulzim Basha: 6 vjeç ë? Do shkosh në klasë të parë? E ke qejf shkollën? E di ti që gjërat do të bëhen më mirë apo jo? Do bëhen shumë më mirë do kalojë e gjitha kjo.
Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si një baba i keq që nuk do me e dit për familjen
Agimi: E vërtetë. Për fëmijët duhet të kujdeset gjithësecili, si demokrat si socialist