Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sërish në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, ku një numër i konsiderueshëm nxënësish kanë mbërritur në urgjencën e Spitalit të Fierit me probleme të ndryshme shëndetësore.
Burime nga Spitali Rajonal i Fierit bëhet me dije se janë rreth 30 nxënës që po trajtohen në urgjencë dhe nuk ka raste të rënda, por ndërkohë nuk dihet se çfarë ka ndodhur nëse ka pasur një helmim apo diçka tjetër.
Nga ana tjetër Inspektorati Shëndetësor ka çuar një grup për ekspertim në shkollë.