Një tornado shkatërruese goditi qytetin e Nashville në SHBA, ku 9 persona kanë humbur jetën dhe qindra shtëpi janë shkatërruar.
Mësohet se gjysma e qytetit ishte pa energji elektrike, ndërsa autoritetet po punojnë për të kuptuar masën e dëmit.
Për shkak të dëmtimit nga stuhia e madhe, rreth 20 njerëz janë në spitalet e zonës.
“Ka shtëpi të rrafshuara. Ka kisha që janë goditur nga kjo. Ka pasur shumë njerëz që janë prekur në qendër të qytetit Nashville. Ka qenë një natë e ashpër”, tha njëri nga banorët e zonës.
Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi. –
Mbi 2 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare që mbahen sot në Kosovë. Sipas Komisionit Qendror të...









