Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.
Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.