Si i prishi marrëdhëniet Nexhmije Hoxha me të birin, Sokolin?/ Ai nuk i shkoi në varrim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i prishi marrëdhëniet Nexhmije Hoxha me të birin, Sokolin?/ Ai nuk i shkoi në varrim

18:01 | 27/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

Nexhmije Hoxha, gruaja e ish diktatorit Enver Hoxha ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 99 vjeçare, ndërsa sot është zhvilluar ceremonia mortore dhe është varrosur në varrezat e Sharrës.

Në ceremoninë mortore binte në sy mungesa e djalit të dytë Sokolit, bashkë me nusen e tij Liljanën, të cilët i kishin shkëputur marrëdhëniet me pjesën tjetër të familjes Hoxha vite më parë.

Edhe në testamentin e saj Nexhmija nuk i drejtohet asnjëherë Sokolit, por vetëm Ilirit dhe Pranverës.

E ndërsa i drejtohet Ilirit dhe e përgëzon për gjetjen e një nuse si Teuta, nga ana tjetër ajo sulmon Liljanën, nusen e Sokolit, duke e cilësuar si ‘të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti’.

“Koha tregoi se ti, Ilir, kishe bërë një zgjedhje të mirë për shoqen e jetës. Se gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të sëmurë nga nervat, por të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti. Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e degradimin e fundit politiko-moral”, shkruhet në testamentin e Nexhmije Hoxhës.

Por si nisi prishja e marrëdhënieve të Nexhmije Hoxhës me të birin Sokolin dhe nusen e tij, Liljanën?

Sokol Hoxha dhe Liljana Hoxha ishin gjithmonë dyshues për vdekjen e Enver Hoxhës.

Ata kanë akuzuar gjithmonë Nexhmijen, Ramiz Alinë, Sulo Gradecin dhe doktorin Isuf Kalo për përshpejtimin e vdekjes së ish-diktatorit, akuza që nuk janë provuar deri më sot.

Në një intervistë të dhënë rreth 3 vite më parë për gazetën Panorama, Sokol Hoxha tregon historinë se çfarë ndodhi pas vdekjes së të atit, dhe si u zhdukën medikamentet që përdorte Enveri, kur ky i fundit vdiq.

“Isuf Kalo bënte “heroin” në kohën përkatëse dhe me vendim të Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës e Sulo Gradecit duhet të shkonte në Paris, i vetëm, pa asnjë dëshmitar për të siguruar mjekimin e pastër për Enver Hoxhën, sipas tij në mënyrë të befasishme dhe në vende të ndryshme.
Kjo behej “në një kohë kur kishte norma shumë strikte prej sistemit diktatorial. Jo vetëm në rastin e shëndetit të kryetarit të shtetit, por se asnjë shqiptar nuk mund të lëvizte vetëm, pa qenë së paku dy apo tre veta, ku njëri prej tyre ishte i Sigurimit apo bashkëpunëtor i tij. Kjo masë e çuditshme mbrojtjeje të jetës së babait tim bëhej pa dijeninë e tij, aq më tepër kur im atë personalisht nuk ka pasur kurrë konsideratë për Kalon, pasi e quante një mjek mburravec. Me ngritjen e kësaj çështjeje në familje, nëna ime na kërcënon që ne të heshtim: Ju doni të më akuzoni mua? Jua tregoj unë vendin miqve tuaj dhe fisit të Lilianës”, shprehej Sokol Hoxha.

Ai thotë se pas vdekjes së babait të tij ilaçet që Enver Hoxha përdorte u kërkuan që të përdoreshin për pacientët e tjerë diabetikë, por mjeku Isuf Kalo i mori dhe i zhduku.

Edhe Liljana, gruaja e Sokolit ka sulmuar ashpër Nexhmije Hoxhën në çdo intervistë të saj, duke e akuzuar edhe për vrasjen e Mehmet Shehut.

Ajo thotë se Nexhmija ndihej e frikësuar nëse Mehmet Shehu merrte pushtetin, ndërsa kur u mor vesh lajmi për vdekjen e Shehut, Nexhmija ka shfaqur gëzim të madh.

Akuzat e Sokolit dhe Liljanës nuk u pranuan kurrë nga Nexhmija dhe pjesëtarët e tjerë të familjes Hoxha, të cilët u distancuan me njëri-tjetrin.

Në të gjita daljet e saj në publik, por edhe në librat që ka shkruajtur, Liljana tregon ngjarjet që kanë ndodhur dhe veprimet e Nexhmije Hoxhës, vetëm për të marrë pushtetin.

Nexhmija vdiq, dhe bashkë me të ndoshta humbën edhe disa nga sekretet më të mëdha të komunizmit, humbën disa nga gjurmët që do të zbardhnin të vërtetat që kërkon çdo shqiptar i persekutuar në ato vite, apo shumë marrëveshje me agjencitë e huaja që nuk u morën vesh kurrë.

Ndoshta me vdekjen e Nexhmije Hoxhës, Shqipërisë iu shua edhe kujtimi i fundit nga komunizmi, edhe pse shumë bashkëpunëtorë të ish diktatorit janë ende gjallë dhe në poste drejtuese ditët e sotme.

Nexhmije Hoxha nuk shfaqi kurrë pendesë për të rrëfyer krimet e sistemit diktatorial, nuk kërkoi asnjëherë falje dhe mbi të gjitha, edhe në testamentin e saj nuk i dedikoi dy fjalë të birit, ndoshta më minimalja që do të bënte një nënë në shtratin e vdekjes. /Newsbomb.al

Etiketa: djali Sokol Hoxhaenver hoxhaNexhmije HoxhaVarrimi i Nexhmijes

Të Lidhura

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

nga 27
23:35 | 02/02/2026
0

Në mesin e janarit, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Rama i tha gazetarit greko-amerikan John Defterios:...

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

nga 27
23:31 | 02/02/2026
0

Një rikthim në Evropë u përfol për pak kohë për Karim Benzeman, por duket se kjo nuk do të ndodhë....

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

nga 27
23:17 | 02/02/2026
0

Besiktas ka realizuar një manovër të zgjuar financiare në tregun e transferimeve, duke përfituar rreth 8 milionë euro brenda vetëm...

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

nga 27
23:01 | 02/02/2026
0

RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht huazimin e sulmuesi të Brighton, Brajan Gruda. Talenti me prejardhje shqiptare rikthehet në Bundesliga, ku...

Para
Bardhi: Rama, njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit

Bardhi sulmon Gjonajn/ "Edhe sikur Edi Rama të drejtojë SPAK-un, je e pambrojtshme"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

23:35 | 02/02/2026
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

23:31 | 02/02/2026
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –

23:17 | 02/02/2026
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –

23:01 | 02/02/2026
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu –

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu –

22:45 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –
  • Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –
  • Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham –
  • Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig –
  • Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu –
  • Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –
  • Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com