Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme dha vendimin për vendosjen nën sekuestro të pronave të shtetasit Altin Hajri.
Konkretisht gjykata dha vendimin e sekuestrimit të:
- Kompleksit Golden Resort, në Xhafzotaj, Pjezë, Durres;
- Karburantit “ALT- OIL 2008”
- Një vilë dy katëshe në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës.
“Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr 1 date 31.01.2020 si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 te KP. Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjensisë po sot dhe për njoftim shtetasit Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorise se Posaçme dhe shtetasit Altin Hajri.”