Qëndra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalos programin për të rinjtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëndra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalos programin për të rinjtë

16:10 | 27/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Ndëshkim maksimal për autorin –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Ligji për librin do të pasurohet e me klauzola që kërkojnë ti japin më shumë vëmendje brezit e letërsisë së re shqipe. Alda Bardhyli drejtore e Qendrës Kombëtare të Leximit e nisi dialogun e këtij institucioni me grupet e interesit, pikërisht me brezin e ri, duke shpalosur para një përfaqësie të brezit të ri e njerëzve të librit vizionin që do të ketë kjo qendër për të rinjtë. “QKLL do të rishikojë ligjin për librin për të parë raportin e tij me politikën ndaj të rinjve, për të forcuar të gjitha komponentët ligjorë që do ti jepnin më shumë mundësi të rinjve, përmes krijimit të hapësirave që do të mund të promovonin vlerat më të mira tek ta, por dhe komponentëve që do të sillnin një jetë më aktive të tyret në treg, duke i ndihmuar në një sërë raportesh siç është ai me botuesit”, tha ajo. “Partneritetet me Qendrat apo organizatat e ndryshme ndërkombëtare në botë, synojnë krijimin e sa më shumë hapësirave që do ti japë më shumë mundësi brezit të ri për tu afirmuar dhe zhvilluar profesionalisht. Raporti me botuesit. Përmes marrëveshjeve të ndryshme me botues shqiptar, QKLL do të krijojë mundësinë e botimit sa më shumë të letërsisë nga autorët e rinj shqiptar, duke mbështetur në një sërë formash realizimin e këtij bashkëpunimi”, tha Bardhyli. I pranishëm në këtë takim profesor Xhevat Lloshi u shpreh se hapja e QKLL është një lajm i rëndësishëm për botën e kulturën shqiptare dhe sugjeroi që jo vetëm politikat për të rinjtë, por partneritetet të jenë në fokus të punës së këtij institucioni. Sipas tij, kur flitet për librin duhet të vendoset në vëmëndje cdo gjini libri duke përfshirë edhe atë fetar, dhe QKLL duhet të marrë një rol i cili të ketë një lloj selektimi të kësaj literature që vjen në shqip. Ylljet Alicka u shpreh se është një lajm i mirë që politikat për librin tashmë do të përqëndrohen në një strukturë të konsoliduar si QKLL.” Ngritja e kësaj strukture është ngjarje e rëndisishme për kulturën dhe letërsinë. Pozitive është që ju e hapni këtë me tematikën e të rinjve. Sfidat me sa shoh janë të shumta. Së pari si strukturë e re, që duhet gjithçka të nisë nga e para dhe më duket lajm i mirë që ju e keni nisur punën me Qendrën Kombëtare të Librit në Francë e cila ka konfirmuar asistencën për këtë institucion.
Në lidhje me të rinjtë, Shqipëria po dallohet për një brez të fuqishëm të talenteve të reja, që kanë nevojë për iniciativa për tu mbështetur dhe po kaloj te ajo që na dhemb të gjithëve. Ju thatë atë politiken e ligjit mbi botimet, sepse ka raste që kemi dëgjuar që dhe botuesit edhe me para do të paguash sepse si do fillojë kur je i panjohur dhe ky është hapi i parë i ndihmës. Së dyti është thelbi, thembra e Akilit vështirësia prezantimit në mozaikun letrar e europoian ose më gjerë të letërsisë shqipe. Unë di që autorë të rinj ( 2-3 që kam lexuar) mund të përfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë në letërsinë e gjerë, tha Alicka.
Jonila Godole dhe Agim Baci folën për nevojën për të forcuar institucionin e kritikës. Nevojën për më shumë buxhet dhe nisma konkrete për librin e nënvizioi dhe kritikja Arta Marku.
Iva Tico foli për nevojën për tu përqëndruar tek çështja e leximit, duke e parë lexuesin si prioritetin kryesor të QKLL.
Ndër iniciativat e Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit përsa i përket të rinjve sipas Bardhylit është dhe ngritja e Këshillit të të Rinjve pranë QKLL-së. “Ky bord pranë QKLL do të jetë këshillues dhe sugjerues përmes një platforme e cila do të bëjë të pranishme problematikat me të cilat përballet brezi i ri dhe do të jetë aktiv pranë QKLL-së me sugjerime duke i dhënë zë më shumë të rinjv”, tha ajo. Ndërkohë cdo vit do të ketë një festival letrar kushtuar të rinjve si dhe një çmim të madh letrar në gjininë e prozës për të rinj. “Ky çmim i cili do të akordohet çdo vit nga QKLL ka në fokus mbështetjen e një autori të ri me vlera në gjininë e prozës”, tha Bardhyli.Liridon Mulaj foli për një koordinim të politikave me bibliotekat cka do të sillte më shumë lehtësira përsa i përket leximit për të rinjtë.

Etiketa: Alda bardhylidrejtore e institucionitiva ticoQendra kombetare e librit dhe leximit

Të Lidhura

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

nga 27
10:04 | 04/06/2026
0

44-vjeçari i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri. Ngjarja ka...

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

nga 27
09:44 | 04/06/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë...

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

nga 27
09:38 | 04/06/2026
0

Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër...

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

nga 27
09:28 | 04/06/2026
0

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka komentuar në rrjetin social X mbi projektin e Jared Kushner dhe...

Para
Koronavirusi/ Koduzi: Qeveria më tepër ka patur show mediatik se sa masa reale

Koronavirusi/ Koduzi: Qeveria më tepër ka patur show mediatik se sa masa reale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026
Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

09:38 | 04/06/2026
Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

09:28 | 04/06/2026
Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

09:10 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –
  • Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –
  • Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –
  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com