Partia Demokratike ka vendosur të kthehet në kuvend pas një bojkoti dhjetë ditor në solidarizim me përjashtimin e ish-kreut të tyre Sali Berisha. Deputetët e PD-së i janë kthyer pjesëmarrjes nëpër komisoinet parlamentare, pas vendimit të marrë nga kryesia e grupit parlamentar të kësaj partie.
Opozita bojkotoi parlamentin në shenjë solidariteti me ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili u përjashtua nga Byroja e Kuvendit me 10 ditë nga seancat plenare pas deklaratës së tij në Parlament për armatosje të popullësisë. Me mbarimin e bojkotit pritet të rinisë puna edhe në Komisonin e Posaçëm për reformën në drejtësi.