Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Mësohet se vendimi ka ardhur për shkak të debateve brenda PS dhe jo për diskutimet mbi hapjen e Karantinës në Spitalin e Kavajës.
Kavaja dhe spitali i këtij qyteti janë përfolur këto ditë si vende të mundshme për karantinë, nëse do ketë raste me koronavirus në Shqipëri.
Denoncimin e parë për këtë rast e bëri ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të shprehej se në Spitalin e Kavajës po ngrihej karantina për personat që mund të preken nga Koronavirusi. Ai e cilësoi një papërgjegjshmëri nga ana e qeverisë që karantina të ngrihet në një zonë shumë të populluar.
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...










