Pas paralajmërimeve për Rusinë, Presidenti Trump shkarkoi kreun e Zbulimit Kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas paralajmërimeve për Rusinë, Presidenti Trump shkarkoi kreun e Zbulimit Kombëtar

15:56 | 21/02/2020
në Bota, Kryesore
0

Mediat amerikane njoftojnë se Presidenti amerikan Donald Trump mori vendimin për të larguar zyrtarin e tij më të lartë të shërbimeve të zbulimit, pas një seance të klasifikuar informimi të ligjvënësve për sigurinë e zgjedhjeve.

Uashington Post dhe New York Times thanë të enjten se presidenti ishte i irrituar pasi mësoi për informimin e javës së kaluar për anëtarët e Komitetit të Zbulimit, i shqetësuar se zyrtarët kishin dhënë informacione që mund të përdoren kundër tij.

Presidenti Trump më pas e thirri Drejtorin në detyrë të Sigurisë Kombëtare Joseph Maguire në zyrën e tij të nesërmen, kur përfundimisht vendosi ta zëvendësojë. “Ishte një zhveshje” e Maguire, i tha një burim, duke folur në kushtet e anonimitetit, gazetës The Ëashington Post. “Kjo ishte katalizatori”.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sipas Neë York Times, zemërimi i presidentit u nxit nga një vlerësim i njërës prej ndihmëseve të larta të zotit Maguire, Shelby Pierson, e cila u tha ligjvënësve se Rusia ka qenë duke ndërhyrë në fushatën presidenciale amerikane për vitin 2020, duke synuar rizgjedhjen e tij. Zyrtarët pranë Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe zyrës së saj të sigurisë zgjedhore nuk pranuan të komentojnë kur u kontaktuan nga Zëri i Amerikës.

Një kërkesë për koment drejtuar Shtëpisë së Bardhë gjithashtu nuk mori përgjigje, por reagimi nga ligjvënësit demokratë ka qenë i shpejtë.

“Jam shumë i shqetësuar,” tha Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Bennie Thompson në një deklaratë të enjten vonë.

“Presidenti e vendos egon mbi vendin”, shtoi ai. “Duke shkarkuar drejtorin në detyrë të zbulimit kombëtar, Maguire, sepse stafi i tij i dha Kongresit konkluzionet e sinqerta të Komunitetit të Inteligjencës në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, presidenti nuk po refuzon vetëm të mbrohet kundër ndërhyrjeve të huaja, ai po e fton atë.”

Marrëdhënia e ashpër midis Trump dhe agjensive të inteligjencës amerikane daton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kur komuniteti i inteligjencës konkludoi se, “[Presidenti rus Vladimir] Putin dhe qeveria ruse aspiruan të ndihmojnë shanset për t’u zgjedhur të presidentit Trump me çdo mundësi”, kanë shkruar në një raport jo të klasifikuar të publikuar në vitin 2017, agjensitë kryesore të zbulimit amerikan.

Këto përfundime u mbështetën nga një raport në Prill 2019 nga këshilltari special Robert Mueller, i cili konstatoi se, “qeveria ruse konkludoi se do të përfitonte nga një presidencë Trump dhe punoi për ta siguruar këtë rezultat”.

Por, Presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar çdo ndërhyrje ruse, duke iu referuar mohimeve të Putinit.

“Ai tha që nuk ndërhyri (në zgjedhje)”, u tha Trump gazetarëve pas një bisede me Putinin në Vietnam. “Ai tha që nuk ndërhyri. Unë e pyeta përsëri. Nuk mund ta pyes pa fund”.

Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë, në mënyrë të përsëritur, se jo vetëm që Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016, por se e bëri këtë përsëri në 2018 dhe se do të ndërhynte gjithashtu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. /Voa/

Etiketa: Donald Trumpmediat amerikanepresidenti amerikan

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Oh, sa të lumtur jemi, për partitë që kemi!

Nga prindër të dorëzuar nuk mund të lindin studentë të revoltuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com