Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se testi i drogës është një domosdoshmëri për qeveritarët, deputetët e kryebashkiakët.
Maliqi ka postuar në rrjet një video ku shfaqet Kryeministri Edi Rama në një moment nga debati i fundit në emisionin “Opinion”, ku aktroi pas pyetjeve të gazetarëve, e montuar me batuta lidhur me pamjen që “dhuroi” Kryeministri.
“Zoti na ruajt nga mendt! Testi i drogës domosdoshmëri për qeveritarët, deputetet dhe kryebashkiakët”, shkruan Maliqi.
Kujtojmë se vite më parë kur diskutohej ligji për dekriminalizimin, PD propozoi edhe testin e drogës për politikanët, por propozimi në atë kohë u kundërshtua fort nga mazhoranca qeverisëse.
https://www.facebook.com/lefter.maliqi/videos/3545927778815022/