Çmimet letrare që i zgjedh vetë lexuesi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet letrare që i zgjedh vetë lexuesi

19:18 | 13/02/2020
në Gossip, Kryesore, Shqiperi
0

Bukinist dhe Leximtari

Platforma më e madhe online e librit shqip, bukinist.al dhe blogu leximtari.al organizojnë për të katërtin vit radhazi votimin online për librin më të mirë që është hedhur në qarkullim nga shtëpitë botuese shqiptare. Përmes një procesi përzgjedhës në gjashtë kategoritë: Libri për fëmijë, poezia shqipe, romani shqip, romani i përkthyer, libri non-ficion dhe librat e motivimit, ne ftojmë lexuesit që të votojnë online për njërin nga 7 librat më të mirë në secilën kategori. Ky seleksionim është bërë mbi bazën e vlerësimeve të kritikës apo medias, review-ve të lexuesve, duke u referuar mbi shitjet që janë bërë në kohë tek Bukinist.al, përmes konsultimeve me specialistë të fushës, por gjithësesi, duhet thënë se këtu kanë ndikuar edhe shijet subjektive të organizatorëve të këtij votimi. Çdo çmim nuk e shmang një rreng të tillë.

Viti 2019 nuk ka qenë një vit i mirë për librin shqip, qoftë në aspektin sasior, por edhe në atë cilësor. Po ashtu, sfida ka pasur e gjithë industria e librit.

Read more

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

Duhet thënë se ka pasur zhvillime interesante, ku vlen të përmendet romani shqip: Gjatë vitit të kaluar u shfaqën me veprat e tyre autorë të njohur si: Besnik Mustafaj, Mira Meksi apo Ylljet Aliçkaj, por edhe autorë më pak të njohur në këtë zhanër si Mimoza Hysa apo Anisa Makarian. Befasia e vitit mbetet Tom Kuka, i cili u shpall si autori më i mirë i vitit 2018 për veprën “Gurët e vetmisë” nga Ministria e Kulturës dhe garon sërish me romanin “Ora e ligë”, nxjerrë në qarkullim gjatë vitit 2019. Në garën e këtij viti, ne kemi bërë një përjashtim për veprën e Agron Tufës “Kur këndonin gjelat e tretë”, e cila ndonëse vjen si përmbledhje tregimesh, ajo në vetvete është saga më tragjike e “holokaustit komunist” që është shkruar deri më sot nga prozatorët shqiptarë. Gjithsesi, e përmbush më së miri edhe kërkesën për të hyrë në garë për prozën e gjatë të botuar gjatë vitit 2019.

Poezia e vitit 2018 ishte tejet interesante në garë, ndërsa një vit më pas nuk u shënua ndonjë zhvillim domethënës, sidomos në aspektin sasior. Veç emrave të njohur të poezisë shqipe si Adriatike Lami, Skënder Buçpapaj, Ledia Dushi, apo Aleksandër Çipa, këtë herë kemi veçuar edhe dy autorë: Andi Bejtja me vëllimin “AtdheDashuri” dhe përmbledhjen me 7 fletore të Havzi Nelës, të cilën e ka përgatitur botuesi Rexhep Shahu.

Letërsia e përkthyer ka dëshmuar prurje të spikatura gjatë vitit që lamë pas, ku veç autorëve të “klasikë”, vijnë edhe shkrimtarë bashkëkohorë si; nobelistja e vitit 2018, Olga Tokarczuk, Samanta Schweblin, Elif Shafak apo Georgi Gospodinov. Në garë janë edhe veprat më të fundit, të përkthyera në shqip të Alberto Moravisë apo Aldoux Huxley.

Në zhanrin non-fiction ka një garë të fortë mes autorëve shqiptarë si Blendi Fevziu, Erald Kapri apo Ndriçim Kulla, me autorë të përkthyer si Yuval Noah Harari, Mishelle Obama , Tara Westower, apo Walter Isaacson. Veprat e tyre shënojnë prurje me vlerë për lexuesit në zhanre të tilla si biografitë, studimet apo eseistikën. Enkas kemi bërë një përzgjedhje të tillë, për të cilën lexuesit dhe votuesit do të thonë fjalën e tyre.

Viti 2019 ka sjellë në shqip libra tejet interesantë në fushën e zhvillimit personal. Shumica e të përzgjedhur si: Robert Green, Joe Navarro, Simon Sinek, Hans Rosling apo Rachel Hollis janë autorë bestseller ndërkombëtarë. Mjafton të veçojmë faktin se libri “Vajza, mjaft me shfajësime!” u përzgjodh si vepra më e votuar në platformën më të madhe online të lexuesve në mbarë botën, si Goodreads. Krahas prirjes në rritje për këtë lloj literature, ne synojmë që lexuesi shqiptarë ta njohë më tepër librin e zhvillimit personal, – si një mundësi për të përmirësuar mënyrën e të menduarit dhe rritjen mendore dhe profesionale të tyre. Po ashtu, këto botime mund të kontribuojnë edhe si një “edukim në vazhdim” për sipërmarrjen shqiptare.

Së fundi, edhe letërsia për fëmijë ka shënuar momente pikante gjatë vitit 2019. Autorë si Rudina Çupi apo Natasha Shuteriqi e kanë fituar tashmë besimin e lexuesve të vegjël, por njëherësh veprat e tyre kanë kontribuar edhe në aspektin didaktik dhe edukativ. Po ashtu, para fëmijëve erdhën edhe libra të rinj të autorëve si David Walliams, i konsideruar si “Roald Dahl i ditëve tona”, Cristin Nostlinger apo Elisabetta Gnone, e vlerësuar si një ndër autoret më të mira europiane të letërsisë për fëmijë.

Ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur edhe prurje të tjera me vlerë që mund të ishin pjesë e short-listës me 7 vepra për të garuar në votimin online, por ne mendojmë se ky konkurrim e ka vlerën më shumë tek promovimi i librit shqip në tërësi sesa tek çmimet që do të dalin në fund të garimit online. Aq më tepër, fituesit nuk janë atribut i shijeve tona, por i votave që marrin nga lexuesit përgjatë një periudhe rreth 75 ditore. Gjatë gjithë kësaj kohe ne promovojmë në treg 42 vepra njëherësh, duke iu dhënë mundësi edhe lexuesve që të vlerësojnë cilësinë e tyre.

Veprat fituese të dala gjatë konkurrimit të tre viteve të fundit; respektivisht në 2016, 2017 apo vitit 2018, – dëshmojnë qartësisht se të gjithë bashkërisht mund të bëjmë më shumë në promovimin e librit shqip, por, pse jo, edhe në prodhimin e “librave bestseller” më të mirë për lexuesit dhe për shoqërinë në përgjithësi. Këtu duam të veçojmë autorët fitues si Agron Tufa, Belfjore Qose, Mira Meksi, Shaban Sinani, Brajan Sukaj, Manjola Nasi, Rudina Çupi por edhe autorë të huaj si J. K. Rowling, Elena Ferrante, Alesandro Baricco, Roberto Bolano, etj.

Ne si organizatorë garantojmë një proces transparent dhe të besueshëm votimi. Njëherësh, për kohën që japin të gjithë pjesëmarrësit në votimin online, ua shpërblejmë me një kupon për të porositur libra në platformën tonë. Ky konkurs dhe çmimet që do të shpallen në fund do t’i japin një atmosferë më të mirë Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe Ditës Botërore të Librit, sigurisht edhe librit shqip, sepse janë lexuesi dhe të apasionuarit pas librit ata që shpallin më të mirët.

* Materiali është përgatitur nga Albert Gjoka, menaxher i librarisë online bukinist.al

Klikoni këtu për të vizituar faqen online leximtari.al

Etiketa: 7 librat më të mirëAlbert GjokaBukinist dhe LeximtariBukinist.alÇmimet letrare që i zgjedh vetë lexuesilibrit shqip

Të Lidhura

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

nga 27
14:11 | 24/02/2026
0

Një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, Auto Moto Park Elbasan, po përballet me degradim të parakohshëm, vetëm pak...

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

nga 27
14:05 | 24/02/2026
0

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, kanë intensifikuar punën në kuadër të përgatitjeve për...

E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

nga 27
13:55 | 24/02/2026
0

Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku një automjet me drejtues ende të...

E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

nga 27
13:33 | 24/02/2026
0

Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku një automjet me drejtues ende të...

Para
Itali/ Përplaset me kamionin, shqiptari humb jetën në një aksident tragjik

Itali/ Përplaset me kamionin, shqiptari humb jetën në një aksident tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

14:11 | 24/02/2026
Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

14:05 | 24/02/2026
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

13:55 | 24/02/2026
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

13:33 | 24/02/2026
Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

13:29 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –
  • Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –
  • Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –
  • Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –
  • Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –
  • Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –
  • Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com