Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes është plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Aksidenti është shënuar në fshatin Vidhas, njësia administrative Papër.
Sipas burimeve paraprake, drejtuesi shmangi këmbësorin duke u përplasur me anësoren e rrugës.
Sipas policisë dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihet identiteti i plotë i tyre.