Rama paralajmëron “grupin KÇK” nga SHBA: Janë pjesë e krimit, do japin llogari! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama paralajmëron “grupin KÇK” nga SHBA: Janë pjesë e krimit, do japin llogari!

11:22 | 06/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në Këshillin e Atlantikut, ku ka folur për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, si dhe për aksionin e bujshëm të nisur në fillim të kësaj jave, të cilësuar si “Anti-KÇK”.

Lidhur me operacionin “Forca e Ligjit”, ose “Anti-KÇK”, Rama tha se po bëhet diçka e guximshme, ku po verifikohen të gjitha pasuritë e personave të botës së krimit.

“Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që jo thjesht bashkëpunojnë me krimin e organizuar, por janë pjesë e krimit. Ndaj na u desh të prisnim me durim momentin kur të punonim në një terren, ku policia nuk do të poshtërohej, kur i referonte çështje prokurorisë dhe gjykatës. Tani kemi zyrën e SPAK, që është ngritur për këtë qëllim. Kemi dhe Gjykatën e Posaçme për krimet e rënda. Këto çështje do gjykohen nga persona që kanë kaluar Vettingun. Me ndihmën dhe nxitjen e miqve amerikanë hartuam një akt ligjor, që quhet ligji për dekriminalizimin, ku ka një kontroll të imtësishëm për të gjithë, të cilët nuk mund të zgjidhen, nëse kanë të shkuar kriminale. Prokurorë që nuk justifikojnë pasuritë e tyre do të dalin jashtë sistemit dhe mund t’iu nënshtrohen padive e kontrolleve në të ardhmen. Ajo që po bëjmë është e guximshme, të gjithë ata që janë dënuar për trafikim droge, qenie njerëzore, apo pjesëmarrje në çdo lloj veprimtarie të lidhur me terrorizmin apo vrasjen, duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi, automjetet, toka, vijnë nga puna, jo nga aktivitetet e paligjshme. Policia ka apo duhet thjesht të raportojë bazuar në një listë të mbyllur. Nuk është diçka që e zgjedh sipas dëshirës, është një situatë, ku të gjithë duhet të përgjigjen. Policia dërgon një dokument, i kërkon subjektit të plotësojë një formularë brenda 48 orëve, dhe më pas është SPAK që do duhet të shqyrtojë dokumentet. Më pas, të kërkojë sekuestrim brenda 15 ditëve. Pasuritë sekuestrohen dhe më pas ka një proces të rregullt deri në 6 muaj, që vendos nëse do konfiskohen pasuritë apo jo. Është thjesht një verifikim administrativ, ku do duhet vërtetuar pasuria. Nëse nuk e vërteton dot, kaq ishte”, u shpreh kryeministri.

Read more

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

 

Etiketa: “Forca e ligjit”Anti-KÇKKryeministri Edi Rama

Të Lidhura

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

nga 27
11:28 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

nga 27
11:20 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Para
Imitoi zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjim, lirohet nga burgu “aktori” Fredi Alizoti

Imitoi zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjim, lirohet nga burgu "aktori" Fredi Alizoti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com