Operacioni Forca e Ligjit këtë të hënë ka zbritur në terren ku ka nisur aksionin në Shijak për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe resorti ku i mbajt peng Jan Prenga.
Raportohet se Operacioni Forca e Ligjit thanë se po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.
Dyshimet e para në lidhje me këtë hetim lidhen me dyshimet për pasurinë e Hajrave që vjen nga aktivitet kriminal.