Banori i mbetur pa shtëpi nga tërmeti kërcënon me vetëflijim: Do mbytem në det bashkë me fëmijët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banori i mbetur pa shtëpi nga tërmeti kërcënon me vetëflijim: Do mbytem në det bashkë me fëmijët

11:13 | 01/02/2020
në Kryesore
0

Të strehuarit pas tërmetit të 26 nëntorit në Shëngjin, nuk i janë bindur urdhrit të autoriteteve lokale, që u kishin vendos 31 janarin si afat të fundit për të lënë hotelet ku qëndrojnë.

Të paktë kanë qenë banorët që janë larguar nga hotelet e Shëngjinit. Ata që lanë hotelet thonë se janë të detyruar të rikthehen në banesat e dëmtuara apo në çadra, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër, shkruan sot në artikull Panorama.

Një banor nga Mamurrasi që doli nga hoteli, thotë se ka mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpia e tij është shkatërruar. Ai flet për akte vetëflijimi, në kushtet kur ndihet i braktisur nga shteti.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

“Unë do shkoj të mbytem në det me gjithë fëmijët e mi, se nuk kam ku të shkoj. Banesa ime është shembur në Mamurras, na ka rënë në tokë. Na sollën këtu dhe tani po na hedhim në rrugë. E lashë hotelin dhe bonusi i qirasë ende nuk ka dalë. Që në ditët e para kam kërkuar për shtëpi me qira, por nuk kam mundur të gjej. Jam i detyruar të shkoj të jetoj me vëllezërit e mi në çadra, ku po bërtasin fëmijët e vegjël nga i ftohti”, tha banori i Mamurrasit.

Ndërkohë, një banor nga Torovica e Lezhës, të cilit i është thënë të lërë hotelin në Shëngjin, thotë se nuk ka mundësi financiare për të shkuar në shtëpi tjetër, pasi banesa e tij është shkatërruar nga tërmeti. Ai kërkon ndihmë nga shteti, teksa ende nuk ka marrë bonus qiraje.

“Unë jam banor i Bashkisë së Lezhës dhe dola nga hoteli sot. Kanë tri ditë që na kanë paralajmëruar për të dalë. Ndihmë ekonomike kam 6 mijë lekë. Kam 4 fëmijë, një e kam të ndarë, tre fëmijë e gruan me vete. Jemi bashkë me gruan të papunë. Nuk kemi përfituar bonus qiraje, as ma ka premtuar njeri. Shtëpinë e kam të shkatërruar, ballkoni i katit të pestë më ka rënë sipër. Nuk di ku të shkojmë. Fëmijët i kam sëmurë, njërin e kam në spital. Me 60 mijë lekë, të hamë bukë a çfarë të bëjmë më parë?”, shprehet ai.

Ndërsa banorët që vijojnë të qëndrojnë në hotele paralajmërojnë rezistencë nëse do tentohet largimi i tyre forcërisht, siç i kanë paralajmëruar. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë përfituar ende bonusin e qirasë dhe në këto kushte, nuk kanë ku të shkojnë.

“Nuk kam marrë bonusin se më thonë nuk të takon, se s’ke letra për shtëpi. Unë jam invalide dhe jam në një situatë shumë të vështirë. Na kanë thënë të dalim, por unë nuk do dal se nuk kam ku të shkoj. Shtëpia më është shkatërruar plotësisht. Kanë ardhur tëbashkisë, më thanë nëse nuk dilni vetë, do t’ju nxjerrim forcërisht me Polici. I thashë mos ma përmend Policinë, por i tregova se po me prekën me dorë, do t’i godas dhe unë”, thotë banorja e Kurbinit.

Një tjetër banor tregon se ka aplikuar për bonusin e qirasë, por paratë nuk i kanë kaluar ende.

“Kam aplikuar për bonusin e qirasë, por ende s’më kanë kaluar paratë në bankë. Na kanë thënë të dalim nga këtu, por se ku do shkojmë nuk e di. Ma mirë të mbytemi në det, se s’kemi zgjidhje tjetër. Shteti duhet të ndërhyjë për të na gjetur strehim, pasi ne e kemi të pamundur, sepse banesa me qira nuk ka në zonën e Kurbinit”, tha ai.

Në hotelet e Shëngjinit aktualisht janë të strehuar rreth 700 persona nga Kurbini, Lezha dhe Thumana. Zyrtarët e bashkive u kanë kërkuar banorëve që të lirojnë hotelet ku qëndrojnë të strehuar, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht për t’i larguar nga vendi ku qëndrojnë të akomoduar.

Etiketa: Hotelet e shengjinitKurbiniLezhaNjë banor nga Mamurrasitërmeti i 26 nëntoritThumana

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Tabaku: Integrimi nuk është peng i BE, por i Ramës (Film)

Tabaku: Integrimi nuk është peng i BE, por i Ramës (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com