Policia vijon aksionin për kapjen e urdhëruesve të rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prenga. Mësohet se operacioni i Forcave RENEA është shtrirë në Bardhaj të Shkodrës, që në orët e para të mëngjesit.
Raportohet se deri më tani janë shoqëruar dy persona të familjes Doci të cilët dyshohen se kanë të bëjnë me këtë pengmarrje. Njëri prej të shoqëruarëve, pjestar i famljes Doçi dyshohet se ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës.
Policia e Shkodrës nuk është përfshirë në këtë operacion të kryer plotësisht nga RENEA.