PD zbulon emrin: Ja kush është kryebashkiaku që konsumon kokainë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD zbulon emrin: Ja kush është kryebashkiaku që konsumon kokainë

12:29 | 22/01/2020
në Kryesore
0

PD zbulon emrin e kryebashkiakut që përdor drogë.

Në një prononcim për mediat, ish deputeti Ervin Salinji tha se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është filmuar ndërsa konsumon kokainë.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet  se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina heroina, kanabisi, vjedhja zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë që i ka klonuar te emërimet e tij politike, në pushtetin lokal dhe administratën publike në Shqipëri. Janë lidhjet me krimin motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e drejtësisë”, u shpreh Salianji.

Read more

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Deklarata e plotë:

Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Rama ka zgjedhur që kontrollor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emërojë ish vartësin e tij dhe vëllain e deputetes së tij për ta përdorur për të kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë, kur ata të hetojnë apo gjykojnë dosjet e korrupsionit, të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës apo që padrejtësinë ta kthejë në normë ndaj kundërshtarëve politikë.

Kushdo që kishte iluzionin që në këtë vend do të ketë drejtësi me Edi Ramën mori përgjigjen se Edi Ramës dhe shpurës së tij të hajdutëve dhe banditëve u duhet drejtësia nën kontroll për të ruajtur pronat dhe paratë e vjedhura, se drejtësia është një armë politike për t’u përdorur për kundërshtarët e qeverisë, se familjarët, fisi dhe krushqitë e deputetëve të Ramës kontrollojnë sistemin gjyqësor për t’i shërbyer mbulimit të aferave dhe mbylljes së cështjeve gjyqësore në ngarkim të banditeve në pushtet apo të krimit të organizuar që ushqen me vota Edi Ramën.

Llogaritë i kanë bërë gabim, Rama sot është më i ekspozuar se kurrë para qytetarëve dhe partnerëve të Shqipërisë, Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do të zhbëjmë çdo paligjshmëri. Do t’i japim vendit një qeveri që i shërben qytetarit dhe jo kriminelëve.

Të gjithë do të japin llogari një më një para ligjit!

Etiketa: kryebashkiaku ilegjitim i BulqizësLefter Allavideo duke pire kokaine

Të Lidhura

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Para
Protesta në Fier, OSHEE: Nuk kemi zyrtarisht asnjë ankesë për mbifaturim

Protesta në Fier, OSHEE: Nuk kemi zyrtarisht asnjë ankesë për mbifaturim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com