Ti ke qenë një burrë i rrallë Xhodë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ti ke qenë një burrë i rrallë Xhodë!

19:33 | 17/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Një sms i tmerrshëm mbërriti në telefonin tim dje, në orët e hershme të mbrëmjes. Një mik i përbashkët më njoftoi për humbjen e parakohshme të Xhevdet Ferit!
U shtanga dhe s’po gjeja fjalë të reagoja. Si kishte mundësi vallë ky kob kaq shpejt?! I shkruajta një “Mosss!” dërguesit dhe ndenja si i mpirë për pak minuta.

Vdekja ia kishte mësyrë njërit prej më të mirëve që kam njohur.

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Pak muaj më parë, mora vesh rastësisht që Xhoda ishte sëmurë, “ka kaluar një periudhë të keqe” – më tha dikush…

U tmerrova kur e mora vesh, u ndjeva fajtor, shumë fajtor.
“Si u ndamë kështu Xhodë” – thashë me vete atë ditë?!
Xhoda më nderoi me miqësinë e tij. Dikur ishte shumë intensive e më vonë erdhëm duke e rralluar. Kombinim rastësish, por unë gjithmonë mendoja se do shkoja ta takoja. “Ja, nga java tjetër se s’bën” – thoja me vete.

Sa herë takoheshim 3 orë iknin si pa ndjerë…

Xhevdet Feri nuk ishte vetëm aktor brilant. Ai ishte njeri erudit së pari. Me të mund të flisje për historinë, Bismarkun, Hitlerin Çurçillin, Ruzveltin, Stalinin; kalonte nga letërsia klasike greke te letërsia ruse ku ndjehej dobësia për Gogolin mbi të gjithë; Pastaj merrej me ekzistencialistët , modernistët dhe përfundonte në dashurinë e tij më të madhe, shkollën angleze të Teatrit. Fliste për Harold Pinterin, Strindbergun, Dario Fo.

Më dukej sikur kishte lexuar në një jetë tjetër dhe kishte mbërritur i lexuar në këtë jetë.

Fliste me pasion për themeluesit e kinemasë moderne, Spilbergun, Woody Allen-in, Kubrik-un apo Scorsese-n….
Me të njëjtin patos , pak më pas zhytej në historinë e preferuar të tij, fisin Feri, rrënjët në Plavën e dashur, mallin për vëllezërit e tij nga babai që kishin mbetur në Sarajevë…

Aventurat e arratisjes së babait nga Jugosllavia, mbërritja në Durrës dhe martesën me nënën shumë herë më të re i rrëfente bukur, shtruar plot detaje.
Ishte një pus i madh i dijes, një karakter shumë i fortë, një personalitet artistik e njerëzor i jashtëzakonshëm.
Rrallë në jetë kam takuar një njeri me dimensionin kulturor, artistik dhe me intuitën e Xhevdet Ferit. Nëse nuk do ishte aktor, padyshim mund të ishte inxhinier, doktor apo shkencëtar i shkëlqyer. Sepse universi i tij ishte jashtëzakonisht i gjerë, fantazia dhe dija e tij e kalonin talentin e aktorit.

U takuam për herë të fundit në gushtin e këtij viti, të nesërmen e ditës që mora vesh që “ka kaluar një siklet të madh”. E mora menjëherë në telefon dhe e lamë të takohemi te Pazari i ri, jo larg shtëpisë së tij. Ishte i lumtur, i gëzuar, zërin e kishte gjithë dritë. Më shpjegoi gjerë e gjatë sesi sëmundja e kishte vënë përfundi, sesi shkoi te spitali, doktori fantastik dhe së fundi rezultatet e analizave të pabesueshme! Ishte aq kënaqësi ta dëgjoje atë gëzim fëmijëror në atë trup të madh e me atë zë të thellë e burrëror! U binda edhe unë që e ka kaluar.

“Nuk ka asnjë gjurmë të “bishës” në trupin tim” – më tha. Dhe e besova. Ndoshta edhe sepse doja ta besoja, sepse shpresoja të bëhej mirë. Ndoshta energjia e tij e asaj dite ishte e tillë sa ma përcolli gëzimin edhe mua…
Ndenjëm gjatë, folëm për teatrin, Ramën, politikën… Pas dy orësh u ndamë. Për të mos u takuar më!
I dashur Xhodë,
Unë nuk shkruaj kurrë mesazhe për të vdekur. Sepse, mendoj se vuajtja për humbjen e njerëzve të afërt është diçka thellësisht personale. Por, mesazhin po e shkruaj për të thënë faleminderit për ndihmën e pakursyer që më ke dhënë, për miqësinë e ofruar, këshillat e vlefshme; për netët e kaluara bashkë duke folur pa fund, për të gjithë atë kohë që ma ke dhënë me bujari.

Ti ke qenë një burrë i rrallë Xhodë, vërtetë burrë i rrallë! Babai yt, heroi yt do të kishte qenë krenar për ty.

Etiketa: burrë i rrallëErmal MulosmaniGogoliHarold PinteriTi ke qenë një burrë i rrallë Xhodë!Woody AllenXhevdet FeriXhodë

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Ambasadori tregon bisedën me Haradinajn para Sheshelit në Hagë fiilm)

Ambasadori tregon bisedën me Haradinajn para Sheshelit në Hagë fiilm)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com