Një shkollë 9 vjeçare në Laç është rrezikuar nga flakët. Bëhet me dije se në shkollën 9 vjeçare nr. 3 në Laç është djegur një kabull elektrik, në momentim që nxënësit sapo janë futur në shkollë. Ata janë nxjerrë përsëri jashtë shkolle.
Menjëherë forcat zjarrëfikëse që kanë ardhur menjëherë në shkollën 9 vjeçare dhe kanë ndërhyrë duke eleminuar përhapjen e flakëve.
Mësohet se djegia e kabullit elektrik ka ardhur si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.