Sot zhvillohet seanca në Gjykatën penale të Tiranës, për Selami Shimshek miku i Harun Celik, të dy të kapur me vizë të falsifikuar kanadeze.
Selami Shimshek do të gjykohet në bazë të provave të prokurorisë nën akuzën e falsifikimit të vizës kanadeze me të cilën ai do të tentonte të kalonte.
Gjatë seancës Shimshek ka kërkuar vetëm të gjykohet me procedura të përshpejtuara, duke mos dhënë asnjë lloj sqarimi tjetër, pasi sipas tij të gjitha sqarimet i ka dhënë gjatë marrjes në pyetje, në prokurori.
Seanca është shtyrë për në datën 27 janar ora 10.00 ku prokuroria e Tiranës do të paraqesë konkluzionet përfundimtare, gjithashtu dhe masën e dënimit.
Mbetet për tu parë në seancën e 27 janarit, se cila do të jetë kërkesa e prokurorisë dhe provat kundër Shimshek.
Avokatët e Shimshek kanë deklaruar gjithashtu se nga ana e autoriteteve turke, nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për ndalim, apo një vendim dënimi si për Shimshek, ashtu edhe për Çelik.