Nje masiv shkëmbor është shkëputur në fshatin Zmines pranë Livadhjas, Sarandë, duke zënë poshtë një 52 vjeçare.
Mësohet se 52 vjeçarja me inicialet S.F, ka qenë duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë masivi shkëmbor.
Njoftimi i policisë:
“Si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë”, sqaron policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.