11 persona, mes tyre 8 fëmijë kanë humbur jetën pasi një varkë është fundosur në brigjet perëndimore të Turqisë.
Viktimat ishin emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin në mënyrë të jashtëligjshme në vende të tjera. Ndërkohë mësohet se tetë emigrant të tjerë janë shpëtuar.Ende nuk janë mësuar kombësitë e viktimave dhe personave të shpëtuar.
Përsa i përket ngjarjes, mësohet se rojet bregdetare turke kanë thënë se iu përgjigjën “tingujve ulëritës” nga deti rreth orës 20:30 sipas orës lokale të shtunën. Cesme është vetëm 15 km (nëntë milje) nga Chios, ku mijëra emigrantë po jetojnë në kushte të papërshtatshme dhe aspak të pastra. Numri i njerëzve që kalojnë nga Turqia është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Shumica e tyre vijnë nga Afganistani, Pakistani dhe Siria. Turqia është shtëpia e rreth katër milion refugjatëve, numri më i madh i refugjatëve në botë ku mbi 3.6 milion prej tyre janë nga Siria.