Mediat në Kosovë raportojnë se ka nisur mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, e cila u ndërpre një ditë më parë sepse lideri i saj, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Në mbledhje do të diskutohet dërgimi i mandatarit për krijimin e Qeverisë te presidenti Hashim Thaçi.
Sot skadon afati që presidenti i ka vendosur Kurtit për të dërguar emrin për kryeministër.
Pas mbledhjes së Kryesisë së VV-së, Kurti sot pasdite pritet të takohet sërish me Mustafën. Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.