Mbrëmë në orën 00:00 shqiptarët festuan Vitin e Ri 2020.
Me festimet pranë familjes dhe fishekzjarrëve, kanë ndodhur dhe incidente të rënda.
Raportohet senë Vlorë është shënuar edhe një incident nga një qytetar, të cilit i ka plasur fishekzjarri në dorë.
Mësohet se personi në fjalë është një 60-vjeçar nga fshati Bishan, i cili është transportuar në spital, ku edhe ka marrë ndihmë mjekësore.
Nga uniformat blu që kanë mbërritur në vendngjarje, mësohet se qytetari ka këputur tre gishtat e njërës dorë nga fishekzjarret.