Mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranës konfirmuan se është jashtë rrezikut për jetën, gjendja e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushes dhe sekretares Eisa Qalliu, të plagosur pas sulmit me një granatë ndërsa ishin në detyrë.
Zv. Drejtori i Spitalit të Traumës tha se Tushe pati një cifël granate në gjoks, por ajo iu hoq në spitalin e Lushnjës. Kurse zonja Qalliu është ende në ndërhyrje kirurgjikale. Kë dëmtime në kockat e fytyrës. Është jashtë rrezikut për jetën por ka nevojë për një trajtim të mëtejshëm. Stafet tona janë të pajisur me mjetet e duhura. Tushe është i qetë, i kthjellët dhe pak më parë komunikoi me mua, ju ka falenderuar të gjithë për kujdesin e treguar.”