Kompania amerikane “Rapiscan”, është larguar përfundimisht nga Shqipëria. Ministria e Financave ka vendosur që procesi i skanimit në dogana të vazhdojë me partnerët e saj shqiptarë, sipas marrëveshjes Cani-“S2 Albania” që ndryshoi kontratën, qe qeverisë Berisha kishte nënshkruar me Rapiscan.
Prishja e kontratës së qeverisë soiclaiste me kompaninë amerikane përfundoi në gjyq, ku u kërkua zhdëmtimi në arbitrazhin e Parisit për prishjen e koncesionit të kontejnerëve në shumën rreth 350 milionë dollarë. Qeveria Rama, pajtoi për gjyqin firmën avokatore “Omnia Strategy LLP”, studio e zonjës Blair. Studioja këshilloi zgjidhjen e çështjes me mirëkuptim.