Deputeti Taulant Balla dorëzoi padinë për deklaratën e ish-kryeministrit për armatosjen e popullsisë
Partia Socilaiste paditi sot në prokurori, ish-kryeministrin Berisha. Padia e PS-së lidhet me deklaratën e Berishës për armatosjene popullsisë. Padia është dorëzuar në prourori nga deputeti Taulant Balla. Në seancën parlamentare të pak ditëve më parë, ish- kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve të armatosen me argumentin se qeveria nuk garanton siguri për ta.
Një ditë pas kësaj deklarate, Byroja e Kuvendit mori vendimin për përjashtimin e Berishës për 10 ditë nga punimet e Parlamentit. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste e cila argumentoi se Berisha kishte shkelur 2 nene të kodit penal. Përjashtimi I berishës u pasua me vendimine grupit pasrlamentar të PD-së për bojkot ndaj Kuvendit.