“Nuk mendoja se do e doja kaq shumë”/ Kujtim Gjuzi zyrtarizon lidhjen e re pas divorcit (foto)

Lexo edhe

Vetëm pak kohë më parë u fol për divorcin e Kujtim Gjuzit. Në një prononcim për Gazeta Shqiptare, deputeti tha se ishte një sherr familjar dhe se ishte ende me bashkëshorten. Por, duket që nga ajo kohë, gjërat kanë ndryshuar. Tashmë, kreu i Partisë Konservatore ka nisur një lidhje të re dashurie dhe nuk ka “frikë” që të dalë edhe në publik me të.

Në një event, çifti është shfaqur bashkë dhe nga gjestet plot përkëdheli, duket se dyshja po e shijon këtë histori të re dashurie.

“Nuk e mendoja kurrë që do të doja ka shumë dikë qe e njoha në facebook.”- shkruan Gjuzi, duke bërë të mendosh se të dashurën e re e ka njohur në rrjetin social. Megjithatë ende nuk dihet gjë për brunen që i ka rrëmbyer zemrën.

/BalkanWeb/

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *