Tërmeti, zv.ministrja e Mjedisit: Brenda javës zëvendësojmë të gjitha çadrat verore me ato dimërore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti, zv.ministrja e Mjedisit: Brenda javës zëvendësojmë të gjitha çadrat verore me ato dimërore

14:42 | 23/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, tha se brenda kësaj jave do të bëhet zëvendësimi i çadrave verore me ato dimërore, ku ndodhen familjarë të prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, duke folur për motin e keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që përfshiu vendin këtë fundjavë, zv.ministrja tha se nuk raportohet për probleme te personat që janë në çadra.

“Brenda kësaj jave nuk do të ketë më asnjë çadër veriore, në të gjithë territorin. Deri në këto momente nuk raportohen probleme evidente për personat që janë në çadra. Kemi marrë masa, shtabi i emergjenca është në terren për të parë cilat janë masat urgjente që duhen marrë pas rrebesheve të shiut”, tha zv.ministrja.

Read more

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Sa do qëndrojnë në hotele?
Ne do ta festojmë së bashku Vitin e Ri, pastaj secili prej tyre do të vazhdojë jetën në shtëpitë e tyre. Pre kësaj jave që vjen, ata mund të tërheqin bonuesin e qirasë.

A ka përfunduar identifikimi i të gjitha objekteve?
Është një proces që vazhdon, por pjesa më e madhe ka mbaruar. Ka mbaruar identifikimi i një pjese shumë të madhe të objekteve që do të prishen. Është punë orësh çështja e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e tyre.

Mbledhja e qeverisë, Rama ka thënë që duhet të nisë sa më shpejt procesi i rindërtimit. Kur parashikohet të nisë?
Mbledhja po zhvillohet te një nga hotelet që akomodon 320 banorë aktualisht. Së shpejti do të nisin procedurat për rindërtim.

Sa është fondi i donacioneve të vendit dhe të huaja?
Donacionet vazhdojnë, shifra është progresive. Nuk kam një shifër, presim kalkulimet e javës që sapo mbaroi.

Si është situata në shkollat e prekura nga tërmeti?
Nxënësit janë akomoduar në shkollat më të afërta, që po punojnë me dy turne. Por, një pjesë e fëmijëve e kryejnë shkollën aty ku ndodhen, në hotele, nga klasa e parë në të pestë. Kemi shtuar transport në zonën e Golemit, që fëmijëve t’iu ofrohet mundësia për t’i dërguar në shkollat më të afërta. Në hotele janë krijuar ambiente për shkollën dhe kopshtet, ku mblidhen në një hotel të gjithë fëmijët që ndodhen afër tij. Psh. të gjithë fëmijët e klasës së parë janë organizuar me një mësues. Gjithashtu, në çdo hotel kemi ofruar mundësinë për të pasur një dhomë mjeku dhe një psikologu.

Vizita e Vuçiç në Durrës … ai foli për ndihmë, por për çfarë ndihme konkretisht?
Ne e mirëpresim çdo ndihmë. Situata në Durrës sot është e tillë ku edhe fëmijët tanë do të duhet të jepnin diçka. Secili prej atyre fëmijëve në Durrës kanë humbur gjithçka. Kështu që ndihma është ajo që presim nga të gjithë.

Etiketa: çadrat veroreOrnela ÇuçitërmetiZëvendësministrja e Mjedisit

Të Lidhura

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

nga 27
12:23 | 24/02/2026
0

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme për t’u bërë pjesë e...

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

nga 27
12:17 | 24/02/2026
0

Një situatë shqetësuese është shënuar paraditen e sotme në aksin rural Hotolisht–Dragostunjë, në territorin e Bashkia Prrenjas, ku 12 pacientë...

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

nga 27
12:07 | 24/02/2026
0

Prej tre ditësh 50 mjete të tonazheve të rënda kanë mbetur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pjesa...

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

nga 27
11:59 | 24/02/2026
0

Prej tre ditësh 50 mjete të tonazheve të rënda kanë mbetur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pjesa...

Para
Albin Kurti reagon për Mini-Shengenin: Jemi një popull, nuk duhet të konfrontohemi

Albin Kurti reagon për Mini-Shengenin: Jemi një popull, nuk duhet të konfrontohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

12:23 | 24/02/2026
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

12:17 | 24/02/2026
Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

12:07 | 24/02/2026
Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

11:59 | 24/02/2026
U bënë vetë zot vetë shkop –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

11:35 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –
  • 12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –
  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –
  • Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –
  • 12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com