Profesori Agim Seranaj është shkarkuar nga detyra e tij si zëvendësdekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. I ftuar në “ABC e mëngjesit”, Seranaj shprehet se ende nuk është e shkruar arsyeja.
Megjithatë ai ka një shqetësim që ua beson qytetarëve. U rekomandon atyre që mos të lejojnë që në ndërtesat e dëmtuara të ndërhyjnë njerëz që kanë nxitim për të fshehur shkaqet.
Për sa i përket shkarkimit, Seranaj thotë se të drejtën për të emëruar dhe shkarkuar sipas ligjit e ka dekani, për të cilën ka edhe procedura që sipas tij nuk janë zbatuar. “Shpresoj që gabimi do të korrigjohet”, u shpreh Seranaj.