Laert Vasili tha se u dhunua, reagon Aleanca për Teatrin: Ju tregojmë ku “e theu qafën” (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laert Vasili tha se u dhunua, reagon Aleanca për Teatrin: Ju tregojmë ku “e theu qafën” (film)

15:00 | 23/12/2019
në Kryesore
0

Read more

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Pacientët nuk po rimbursohen –

Pas pretendimeve të aktorit Laert Vasili se është dhunuar nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar me anë të një statusi në facebook duke thënë se një aktor përfiton nga nata dhe tinëz shkon e shklyen me duar banderolat e Aleancës.

Sipas Aleancës për Teatrin, akti vandal i Laert Vasilit është filmuar dhe ka edhe dëshmitarë okularë për këtë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën thirrje autoriteteve të reagojnë duke theksuar se ai nuk është dhunuar fare, përkundrazi.

https://www.facebook.com/mbroteatrin/videos/1760788487388307/

Komunikata e plotë:

Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë:

Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.

Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin aktorët dhe stafin e Volkstheater të Vienës, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se natën e 19 Dhjetorit, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.

Aktori quhet Laert Vasili, dhe për të cilin nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil, dhe me kameran ndezur, filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorsinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: me datë 19 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë i zënë gafil.

Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë.

E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që te video e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastesisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.

Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër.
U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, është i përsëritur si akt, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë.

Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka. Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrotje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta. U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime :
1. Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri.
2. Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme.
3. Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.

Për këte të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë.
Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre.
Fotot si më poshtë ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 19 dhe datës 21 nga i njëjti autor.

/abcnews.al/
Etiketa: aktoretAleanca për Mbrojtjen e Teatritavni delvinabanderolate theu qafënLaert VasilLaert Vasili tha se u dhunua reagon Aleanca për Teatrin: Ju tregojmë ku “e theu qafën”VieneVolkstheater

Të Lidhura

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

nga 27
20:29 | 01/02/2026
0

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin...

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

nga 27
20:19 | 01/02/2026
0

Tottenham Hotspur arriti një barazim 2-2 ndaj Manchester City në shtëpi, duke lënë “Qytetarët” e Guardiola-së gjashtë pikë pas Arsenalit...

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

nga 27
20:09 | 01/02/2026
0

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

nga 27
19:55 | 01/02/2026
0

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë,...

Para
Ish-ambasadori shqiptar: Mini-Shengeni është “thikë” për Kosovën (film)

Ish-ambasadori shqiptar: Mini-Shengeni është “thikë” për Kosovën (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:29 | 01/02/2026
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

20:19 | 01/02/2026
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
  • (VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –
  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
  • (VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com