“Ishte në fluturim stërvitor në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror”
Hetimit administrativ të urdhëruar nga Ministrja e Mbrojtjes k ambyllur hetimet për rrëzimine helikopterit më datë 6 prillit në Shkodër. Sipas këtij hetimi, ka rezultuar se helikopteri i rrëzuar në ujrat e liqenit të Shkodrës, ishte në fluturim stërvitor në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror. Përmes një njoftimi për mediat, Ministria Mbrojtjes ka sqaruar detaje të këtyij hetimi.
“Në përfundim të këtij hetimi administrativ, grupi i punës doli në përfundimin se: planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të Helikopterit FA-637 në datën 6 prill 2016, është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Forca Ajrore, BazaAjrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror. Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore.”
Grupi i punës, gjatë procesit hetimor administrativ, mblodhi të gjitha provat shkresore dhe jo shkresore, dëgjoi dëshmitarët, palët e interesuara dhe në dijeni të ngjarjes, verifikoi në vend provat, në praninë e Prokurorisë të rrethit Shkodër kqyri vendin e ngjarjes, thirri, dëgjoi ekspertë të brendshëm dhe të huaj, si dhe krahasoi dhe analizoi provat e marra.
Në hetim ofruan asistencë dhe ekspertët amerikanë dhe Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë.
Do të jetë hetimi i prokurorisë i cili do të zbulojë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajror i cili i mori jetën dy ushtarakëve, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha ndërsa u plagos ushtari profesionist Gerald Baramuca.