Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, një ndër më të fuqishmet në botë për lirinë e medias, ka reaguar pas miratimit të paketës “Antishpifje”.
Organizata me bazë në Nju Jork, i bëri thirrje presidentit Ilir Meta të refuzojë firmosjen e kësaj pakete ligjore.
“Presidenti shqiptar, Ilir Meta duhet t’i shohë ligjet e propozuara për median ashtu siç janë: një goditje gjigande për lirinë e medias,” tha në Nju Jork koordinatorja e programit të KMG për Europën dhe Azinë, Gulnoza Said.
“Meta duhet të hedhë poshtë propozimet dhe të sigurojë që ligjet e ardhshme të mediave, të miratuara nga qeveria, të marrin parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e grupeve vendase të lirisë së shtypit”, tha Said.