Bashkia e Tiranës s’tërhiqet nga projekti i Bjarke Ingels, e përfshin tek planet strategjike 2020-2022 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia e Tiranës s’tërhiqet nga projekti i Bjarke Ingels, e përfshin tek planet strategjike 2020-2022

09:38 | 19/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Debati për Teatrin Kombëtar pritet të kthehet sërish në kushtet kur Bashkia e Tiranës duket se nuk ka në plan të heqë dorë nga projekti për prishjen e atij ekzistues dhe ngritjen e një të riu.

Në relacionin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022, Bashkia e Tiranës ka përfshirë në listën e projekteve strategjike edhe atë të Teatrit Kombëtar duke nënvizuar se “kryeqyteti ka nevojë për një godinë të re të Teatrit Kombëtar që plotëson të gjitha standardet ndryshe nga ai ekzistues.

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Projekti i prezantuar nga një nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun i cili mund të angazhojë imagjinatën”.

(Faksimile e planit strategjik 2020-2022)

Bashkia e Tiranës ka dhënë detaje edhe mbi aksesin që garantohet sipas projektit për këmbësoret.

“Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralele me të. Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje ose argëtim.

Me ndërtimin e teatrit të ri aktorët do kenë mundësi të punojnë në ambiente kontemporane, cilësore dhe jo të dëmshme për shëndetin e tyre.

Njëkohësisht edhe qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë artin e ofruar nga artistët në ambiente të rehatshme me të gjitha kushtet që meriton të ketë një godinë e tillë” përfundon realcioni lidhur me projektin e Teatrit.

Si lindi projekti për Teatrin e ri dhe kullat

Debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat nisën në fillim të këtij vitit 2018 kur artistëve iu prezantua plani i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë.

Përmasat publike që mori shqetësimi lidhur me Teatrin Kombëtar bënë që Kryeministri Edi Rama të deklaronte se nuk do të kishte kulla por edhe nëse do të kishte kjo nuk ishte diçka e keqe.

Pas reagimit të shoqërisë civile dhe rezistencës së gjatë, me një deklaratë Bashkimi Europian do të përçonte mesazhin se raste të projekteve të tilla duhet që ti nënshtroheshin transparencës së plotë dhe një gare të ndershme çka bëri që qeveria të tërhiqej nga nxitimi dhe të miratonte një komision të posaçëm. Më herët subjekti privat i lakuar ishte Fusha sh.p.k teksa me hapjen e garës rruga është e lirë për të gjithë subjektet që përmbushin kushtet.

Vendimi i qeverisë që autorizonte komisionin e posaçëm u publikua në Fletoren Zyrtare në mes të vitit 2019 duke legjitimuar kështu krijimin e trupës që do të negocionte kontratën me palën private.

Lidhur me kriteret vlerësuese nënvizohej se çdo palë private që kalon fazën kualifikuese vlerësohet nga komisioni sipas kritereve të mëposhtme: a) kriterit teknik (me 70 pikë);b) kriterit ekonomik (me 30 pikë).

2. Komponentët e kriterit teknik, me një total prej 70 pikësh, zbërthehen, si më poshtë vijon:a) “Projekt ideja e zhvillimit të zonës (60 pikë), ku vlerësohen këto nënelemente:i .masterplani, zgjidhja e ofruar (pesha 20 %);ii.arkitektura e Teatrit Kombëtar (pesha 40 %);iii.organizimi i brendshëm (pesha 40 %).b) Niveli (në %) i gëzimit të të drejtave mbi pronën, referuar sipërfaqes totale të pronës private që preket nga projekti (5 pikë);c) Koha e realizimit të ndërtimit(5 pikë).

3. Komponentët e kriterit ekonomik, me një total prej 30 pikësh, i referohen ofertës për projektimin, ndërtimin, mobilimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin, dhe zbërthehen, si më poshtë vijon: a) çmim kosto teatri për m2, sipas kostos së projektit të propozuar (10 pikë);b) sasia (në %) e propozuar për m2pjesë takuese që do të përfitohet nga pala shtet (20 pikë).4.

Çdo palë private renditet nga komisioni sipas kritereve të sipërpërmendura vlerësuese. Numri total i pikëve është 100”, thuhet në vendim. Fituesi ende nuk është shpallur, të paktën zyrtarisht.

/Monitor.al

Etiketa: Bashkia e TiranësDebati për Teatrin Kombëtarkullatplani i Teatrit të ri Kombëtarplani strategjik 2020-2022rr. “Sermedin Said Toptani”teatri i ri

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Gjendet i pajetë pronari i lokalit, dalin detaje të reja nga vrasja në Korçë

Gjendet i pajetë pronari i lokalit, dalin detaje të reja nga vrasja në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com