Pas miratimit në Kuvend të paketës “Antishpifje” vjen dhe reagimi i parë nga Qendra Europiane për Lirinë e Medias
Në një shënim në Tëitter, Qendra Europiane për Lirinë e Medias i kërkon presidentit në gjuhën shqipe dhe angleze që të mos dekretojë ndryshimet ligjore, sepse cenojnë lirinë e medias.
“Ne i kërkojmë presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri.
Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve për media të cilat sapo u aprovuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutat e fundit nuk i adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Znj. Dunja Mijatovic”-shkruhet në njoftim.
Ne i kërkojmë presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri. @CoEMediaFreedom @EuroneësAlbania