Gogoli që blen frymë të vdekura – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gogoli që blen frymë të vdekura

15:00 | 18/12/2019
në Kryesore
0

Nikolai Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht, mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t’u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri. Por ishte një jetesë e mjerë… Me vështirësi të madhe bënte bashkë drekën e darkën.

Për të mos ndjerë të ftohtin dhe vetminë e dhomës modeste të marrë me qira, nisi të shkruante disa tregime, ngjarjet e të cilit ishin vendosur në një Ukrainë që në të njëjtën kohë ishte reale, por edhe përrallore, ngjarje të cilat vetë shkrimtari i përjetonte me një nostalgji ironike. I pështirosur prej jetës së zyrës, në një moment të caktuar “u arratis” drejt Gjermanisë, por shpenzoi të gjitha paratë dhe iu desh të kthehej edhe një herë mbrapsht në punën e mërzitshme. Por, kur dolën tregimet e tij të para suksesi ishte i madh, aq sa arriti të krijonte miqësi me personalitete që kishin ndikim të madh në shoqëri, çka i dha mundësinë të zinte vend si profesor historie në kolegjin e vajzave fisnike. Gogol u vetëkënaq.

Mendoi se ishte një historian, meditoi të shkruante vepra vërtet të mëdha. Por, Gogoli nuk dinte të fliste mirë. I druajtur siç ishte, ndihej në siklet kur i duhej të ngrinte nxënëset në mësim dhe kështu që dha dorëheqjen: “Pa lavdi hipa në katedër, pa lavdi po zbres”, i shkruan një mikut të tij. Iu kthye sërish penës e ndërsa shkruante “Tregimet e Petërburgut”, më në fund u bind se ai ishte një shkrimtar. Edhe këto tregime u pëlqyen shumë prej lexuesit e kritikës.

Read more

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

Aty përshkruhej një kryeqytet shtypës, i paqartë dhe emblematik, me funksionarët e vet të vegjël dhe intelektualët mediokër, me një shoqëri të mundur dhe të turpëruar. E pikërisht këtu, në këto tregime shfaqet edhe ajo “e qeshura përmes lotëve”, tipike gogoliane, në të cilën përzihet ironia, humori dhe groteskja. Në një farë mënyre, Gogol iu kthye vokacionit të tij të parë si reformues social, sidomos kur shkroi komedinë e tij të parë, “Revizori”, përmes së cilës satirizoi shoqërinë patriarkale ruse. Por, vepra u prit jo pa diskutime e hatërmbetje.

Pati nga ata që i cilësuan personazhet “si mostra çnjerëzorë dhe absurdë”. Kjo ishte një goditje e rëndë për Gogolin. Duke i habitur të gjithë miqtë, ai largohet prej Rusisë, drejt Gjermanisë, më pas në Paris, ku i mbërrin edhe lajmi për vdekjen e Pushkinit, të cilin e admironte shumë. Pas Parisit, ndalet në Romë në vitin 1837. U ndje menjëherë në paqe me veten, i çliruar. Dhe ndodhi pikërisht në Romë që shkroi pjesën e parë të “Frymë të vdekura”.

Gogoli thoshte se historinë ia kishte sugjeruar Pushkini në një bisedë në vitin 1835. Kthehet në Rusi në vitin 1841, ku edhe një herë ndihet pre e ankthit mistik. “Frymë të vdekura” u publikua në 1842. Në të njëjtin vit doli edhe “Manteli”, që sjell historinë e një nëpunësi të varfër, viktimë e talljeve të shefit dhe kolegëve të zyrës.

Me sakrifica të mëdha ai arrin më në fund të blejë një pallto të bukur. E vesh me një krenari të ligjshme, e cila në fakt nuk do t’i zgjasë shumë, sepse ia vjedhin. Arti i ndjeshëm gogolian kishte bërë që edhe një personazh si ky nëpunës, të kthehej në një simbol për kushtet e mjerueshme që po kalonte shoqëria njerëzore. Ndërkaq, “Frymë të vdekura” u kishte treguar rusëve Rusinë dhe kultura militante progresive kishte parë aty një denoncim të ashpër por gjenial të të këqijave të shoqërisë… e megjithatë të shumtë ishin ata që mbetën të zhgënjyer prej qëndrimit që vetë shkrimtari mbajti.

Në korrespondencën e tij me miqtë, ai mohoi domethënien e kryeveprës së tij. Më shumë se sa një roman, apo një poemë siç e kishte quajtur vetë Gogoli, ky vëllim është një kolanë tregimesh, një galeri e jashtëzakonshme personazhesh që lidhen prej një personazhi të vetëm, Çiçikov. “Sa e trishtë është Rusia jonë!”, pat thënë Pushkini pasi Gogoli i kishte dhënë të lexonte faqet e para të librit.

Në të vërtetë, Gogoli dëshironte t’i jepte jetë një poeme të tipit dantesk, që do të ndiqej nga një vëllim i dytë ku njeriu do të mund të shpëtonte falë dashurisë së tjetrit dhe nga një vëllim i tretë ku më në fund e mira do të triumfonte. Me t’u kthyer në Romë, Gogoli nisi të punojë për pjesën e dytë. Më pas nisi edhe një herë udhëtimet drejt Francës, Gjermanisë e Vendeve të Ulëta, ku edhe një herë mbërthehet prej akthit të problemit të jetës, vdekjes, shpëtimit, impenjimit moral të shkrimtarit. Për të shpëtuar prej ambientit letrar që ai gjithnjë e më shumë e konsideronte armiqësor, në vitin 1848 udhëtoi drejt Tokës së Shenjtë, Palestinës.

Pas këtij udhëtimi kthehet në atdhe, ku vendoset në fshatin e lindjes dhe më vonë në Moskë. I lodhur, i shkatërruar nga frika e tij, nga ankthi i të mosqenit në rrugën e së vërtetës, çohet në mes të natës dhe duke lotuar djeg gjithë sa kishte shkruar për pjesën e dytë të “Frymë të vdekura”. Menjëherë pas këtij gjesti, pas asaj nate dramatike, ai refuzon të ushqehet. Më në fund shkrimtari i madh mundi të flinte në paqe, e cila i fali më pas pushimin e përjetshëm. Ai ndërroi jetë më 21 shkurt të vitit 1852 në Moskë.

Teksti është marrë nga shtepiaelibrit.com. Fotoja ilustruese është zgjedhje e 27.al

Etiketa: Çiçikovfrymë të vdekuraGogoliGogoli që blen frymë të vdekuraMantelimediokërNikolai GogoliRevizori

Të Lidhura

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

nga 27
22:34 | 26/05/2026
0

Një moment i pazakontë ka shënuar Konferencën Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Komisionerja për Zgjerimin në...

Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

nga 27
22:16 | 26/05/2026
0

Ish-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh se demokracia në Shqipëri ka probleme thelbësore. Në një intervistë në emisionin “Studio24”...

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

nga 27
21:34 | 26/05/2026
0

Kos: Dua të them që ky sukses është i mundur falë mbështetjes së shqiptarëve. Procesi i zgjerimit në të vërtetë,...

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

nga 27
21:22 | 26/05/2026
0

“Presidenti Tulidhis ka marrë letrën e kancelarit Merz dhe kjo letër është dëshmi e faktit se për shkak të këtij...

Para
U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë (film)

U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

22:34 | 26/05/2026
Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

22:16 | 26/05/2026
Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

21:34 | 26/05/2026
Kandidatët nuk duhet të ndahen –

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

21:22 | 26/05/2026
Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –

Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –

21:06 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –
  • Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –
  • Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –
  • Kandidatët nuk duhet të ndahen –
  • Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –
  • Shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç, ku duhet progres –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –
  • Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com