Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjete sociale një këshillë shumë të vlefshme të paleosizmiologut në Universitetin e Selanikut, Spiros Pavlidis.
Ky i fundit deklaron se shqiptarët të mos harrojnë tërmetin që ndodhi dhe këtu nuk e ka fjalën për qytetarët por për autoritetet të cilët duhet të marrin masa.
Më tej, Pavlidis tregon se shkencëtarët grekë, shqiptarë, italianë etj, kanë bërë studime sizmiologjike e gjologjike për Shqipërinë, që në vitet ’80, por edhe para se të fillonin punimet për ndërtimin e TAP. Ai nuk e di nëse autoritetet shqiptare i morën në dorë këto studime.
Sipas Pavdilis, nëse Shqipëria do të kishte përgatitur dhe adoptuar një rregullore të ngjashme me Greqinë do minimizonte shumë dëme.