Shefi i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit, Altin Zekaj është lënë i lirë.
Vendimi është marrë nga gjykata e Apelit të Tiranës që ka vendosur “detyrim paraqitje” për Zekën.
Gjykata ka vendosur gjithashtu “detyrim paraqitje” edhe për policin Ervin Haxhillari e zjarrfikësin Alban Tulla të cilët në bashkëpunim, dyshohet se vodhën ndihmat e tërmetit. Haxhillari ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë duke u treguar gjithçka që ndodhi.
Ata morën dhe çuan në banesën e vjehrrit të Altin Zekajt, 15 qese me ushqime të paketuara me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” dhe 7 batanije. Pjesë e kësaj skeme u bë edhe pedagogia Valbona Zekaj, bashkëshortja e shefit të rendit e cila siguronte ushqimet dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte Haxhillarin t’i çonte në shtëpinë e prindërve të Valbonës.