Rai3: Në Shqipëri, liria e shtypit është në rrezik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rai3: Në Shqipëri, liria e shtypit është në rrezik

16:51 | 11/12/2019
në Kryesore
0

Mesditën e sotme në emisionin “Fuori Tg”, në Rai3, me Maria Rosaria De Medici, është diskutuar për lirinë e shtypit në Shqipëri, e cila është në rrezik dhe është përkeqësuar ndërsa masat e fundit të qeverisë rrezikojnë informacionin dhe komplikojnë punën e reporterëve.

Emisioni nis me një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që kanë të bëjnë përkeqësimin e lirisë së mediave në vendin tonë, ku përmendet arrestimi i bujshëm i i Xhulia Aliajt për përhapje të panikut pas tërmetit në rrjetet sociale. Gjithashtu Shqipëria klasifikohet në vendin e 82 për lirinë e shtypit. Gjatë kësaj përmbledhje, gazetari shqiptar, Armand Shkullaku shprehet se kanali i vetëm në Shqipëri i cili transmeton ngjarjet ku marrin pjesë Kryeministri, është ERTV, kanali i Edi Ramës.

Të ftuar në studio ishin Giuseppe Giulietti, president i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian dhe Koloreto Cukali, kryetari i Këshillit të Mediave Shqiptare.

Read more

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Gjatë fjalës së tij, Cukali u shpreh se në Shqipëri liria e shtypit është në rrezik kjo pasi prej vitesh shtypi nuk ka mundur të ndjekë Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Informacioni në lidhje me aktivitetet e tyre përgatitet nga zyrat e Qeverisë dhe Bashkisë dhe shfaqet në ERTV.

“Burimi i vetëm i informacionit është kanali privat (transmetues) i vetë Kryeministrit, i quajtur ERTV, i cili është inicialet e kreut të qeverisë. Edhe rrjetet kryesore televizive në vend, jo rrallë, transmetojnë vetëm informacionet e transmetuara nga kanali privat i Kryeministrit. Një liri që, megjithatë, rrezikon të heqë dorë pas prezantimit të një pakete legjislative për mediat nga Kryeministri Rama, e cila fillon nga premisa e luftës kundër lajmeve të rreme, por qëllimi i së cilës duket se është kontrolli i informacionit në rrjet“, u shpreh Cukali.

Presidenti i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian, Giuseppe Giulietti, u shpreh se situata e medias në Shqipëri është shumë e rëndë.

“Regjimet kanë nevojë për errësirë, është një rregull që zbatohet në botë. Ky lloj qëndrimi ndaj atyre që denoncojnë është diçka që përhapet. Në Itali kemi 24 reporterë nën mbrojtje: ata që nuk duan të dinë se çfarë po ndodh, kanë nevojë për errësirë. Kjo është fjala që përdorin regjimet, ekziston rreziku i sigurisë. Kjo gjë na shqetëson pasi ligje të tilla do të donte ti bënte edhe dikush në Itali. Të luftosh për Shqipërinë do të thotë të luftosh për nenin 21 të Kushtetutës në Itali. Këto nuk janë të ndara”, deklaron Giulietti.

 

http://www.rai.it/

Etiketa: "Fuori Tg"Giuseppe GiuliettiKoloreto Cukaliliria e shtypitpresident i Federatës Kombëtare të Shtypit ItalianShqiperi

Të Lidhura

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Para
PD padit Beqajn në prokurori për abuzim me Check-UP

Albana Vokshi: PD do t'a anulojë ligjin antishpifje me ardhjen në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com