Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka urdhëruar rifillimin e procesit mësimor më datë 10 dhjetor 2019.
Në dokumentin që mban firmën e Mynyr Konit, Rektori shkruan se: “Urdhëroj rifillimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, në datën 10 dhjetor 2019.
Procesi mësimor u ndërpre prej 26 nëntorit, kur vendi u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.